Richard Gere harron “Pretty Woman”

Richard Gere harron “Pretty Woman”
Aktori i njohur Richard Gere i cili me rolin e tij në filmin “Pretty Woman” rëmbeu shumë zemra, duket s ee ka harruar këtë film. Gjatë një interviste ai e ka cilësuar atë si një komedi romantike patetike. “Njerëzit më pyesin vazhdimisht për atë film, por e vërteta është se kam harruar”,-tha Gere për revistën “Woman’s Day”. “Ishte një komedi patetike”.-ka thënë Gere. Sipas tij me anë të rolit ai I bëri financierët të dukeshin si heronj dhe kjo ishte diçka e gabuar. Gjithashtu gjatë intervistës aktori ka përgënjeshtron zërat për lidhjet e tij me Kim Basinger, Uma Thurman apo Priscilla Presley. ”Në vitet 1980, të gjithë ato zëra shërbenin vetëm për t’u bërë më interesant”, deklaroi Gere. Ai është shprehur se dashurinë e vërtetë e ka gjetur tek partnerja e tij Carey Lowell.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring