Richard Grenell: Synimi i presidentit Trump është të shfrytëzojë ekonominë për të çuar përpara proceset politike Beograd-Prishtinë

Përfaqësuesi Special Presidencial i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka cilësuar si të vogla dy marrëveshjet e arritura ditë më parë mes Kosovës dhe Serbisë në Berlin dhe se pavarësisht progresit të bërë, rruga drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi është e gjatë.

“Unë mendoj se rruga përpara është shumë e gjatë në përpjekjet tona për t’i normalizuar marrëdhëniet. Por tani kemi bërë pak progres”, ka thënë Grenell.

Emisari special i Trump tha se pas diskutimeve që ka pasur në Kosovë dhe Serbi ka parë që palët dëshirojnë normalizim të marrëdhënieve në rrafshin ekonomik, dëshirë kjo që u konkretizua sadopak me dy marrëveshje për normalizimin e tregut mes dy shteteve, përmes marrëveshjeve të hapësirës ajrore dhe hekurudhore mes dy vendeve.

Grenell tha gjithashtu se “Synimi i presidentit Trumpit është të shfrytëzojë ekonominë për të çuar përpara proceset politike”.

Përfaqësuesi Special Presidencial tha se konflikti gjatë viteve të 90 ka formësuar pikëpamjet e tij për Ballkanin dhe Europën dhe tashmë është nder për të, të jetë në një pozicion ku synon pajtimin e palëve.

“Kur e kam nisur karrierën time politike kjo ishte tema më e nxehtë në të cilën po punonte administrata e Klintonit, dhe NATO ishte e përfshirë në të. Mendoj se vërtetë ishte një konflikt dhe luftë që ma formësoi mua mendimin për Ballkanin dhe Europën. Prandaj është nder për mua të jem këtu duke u përpjekur t’i pajtojë palët” – tha Grennell

Emisari i Trump ka kërkuar që në Prishtinë e Beograd t’i lënë mënjanë problemet politike derisa të krijohet një momentum ekonomik.

“ Nëse do pyesja presidentët Vuçiç dhe Thaci si dhe Kryeministrin Albin Kurti, a keni vullnet politik për të ecur përpara, për të krijuar vende punë për të rinjtë dhe për ta ndryshuar ekonominë, mendoj që përgjigja do ishte po, edhe pse situata politike është e vështirë. Unë po përpiqem që palët të koncentrohen në ekonomi, të provojnë të krijojnë vende pune për të rinjtë në mënyrë që ata të mos largohen nga rajoni, duke lënë mënjanë problemet politike”.

Pak ditë më parë Grenell kërkoi nga Albin Kurti heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe duke mos e kushtëzuar atë me parimin e reciprocitetit të kërkuar nga kryeministri i Kosovës.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Grennell

Kryeministri Kurti ka thënë se nuk do të lë boshllëk mes taksës dhe reciprocitetit dhe se nuk do ta heqë të parën, pa vënë të gjitha masat ndaj Serbisë, njëjtë sikur shteti serb i ka vënë ndaj

Kosovës kurse lideri i LDK Isa Mustafa nuk është prononcuar rreth kërkesës së emisarit të Trump.

Ambasadori i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, sipas RTK mësohet të ketë thënë në takimin që ai pati me Kurtin dhe Mustafën para pak ditësh, se SHBA-ja është e gatshme të bëjë investime shumë milionëshe në Kosovë, nëse hiqet taksa”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!