TIRANE- Zëdhënësja e kryeministrit Sali Berisha njoftoi përgjysmimin e listës së artikujve që mund të importohen për qëllime riciklimi. Erla Mëhilli tha vendimi u mor pas konsultimesh me grupet e interesit dhe biznesin.
Vendimi për "Për disa ndryshime në vendimin “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi, dhe përpunimi" të qeverisë, me të cilin lista prej 56 artikujsh të importit të mbetjeve jeshile të riciklueshme përgjysmohet në 25 artikuj” u firmos dje nga kryeministri.
“Në stadin aktual, qeveria, pas konsultimesh të gjera me shoqërinë civile, zërin e të cilës Kryeministri është i vendosur ta dëgjojë, pas konsultimesh me grupet e interesit dhe biznesin, konstatoi se ishte plotësisht e mundur që importi i mbetjeve jeshile të riciklueshme të reduktohej në 25 artikuj të tillë, të cilët përdoreshin gjerësisht nga industria e riciklimit në Shqipëri. Në këto industri janë investuar nga sektori privat vendas e të huaj mbi 400 milionë euro, nga letra te metalurgjia dhe ku janë punësuar mbi 3000 punonjës në vend.”- tha Mëhilli. Qeveria fton organizatat jo qeveritare të fushës së mjedisit dhe shoqërinë civile të shmangin rënien në anti-globalizëm i diskretituar tashmë si varianti i sotëm i marksizëm - leninizmit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com