Riekspozohen armët e periudhës
otomane në kalanë e Gjirokastrës

Riekspozohen armët e periudhës<br />otomane në kalanë e Gjirokastrës
Topat e luftës që i përkasin periudhës otomane, janë riekspozuar në aneksin anësor të Kështjellës së Gjirokastrës me një formë tjetër dekorative.

Atyre u janë përshtatur shtretër të drunjtë dhe janë rikalcifikuar duke u dhënë një pamje tjetër krejt ndryshe nga ajo e para disa kohëve më parë.

Investimi kap vlerën e gati 800 mijë lekëve prej një fondi të dhënë nga Korpusi Amerikan i Paqes, Organizata Kulturore pa Kufij, si dhe Ministria e Kulturës.

Për kreun e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Gjirokastër, Albert Kasi, rehabilitimi i kësaj hapësire në brendësi të kështjellës, erdhi si domosdoshmëri për të riintegruar trofetë e periudhës otomane dhe prezantimin e tyre në një formë dinjitoze në shërbim të turizmit.

 “Ideja ka qenë për riorganizimin e kësaj hapësire të blertë dhe riekspozimin e topave të periudhës otomane në një situatë estetike shumë më të këndshme dhe siç shikoni kjo është një vlerë e shtuar e trashgimisë kulturore dhe një vlerë e shtuar e një nga monumenteve më kryesore që ka Gjirokastra siç është kalaja e saj”, shprehet Albert Kasi, Drejtor i DRKK Gjirokastër.

Kështjella e Gjirokastrës, është objekti më i vizitueshëm nga turistët vendas apo të huaj. Mjaft mjedise brenda hapësirës së kalasë, qëndrojnë ende të pavlerësuara dhe të lëna pas dore, ndërkohë që DRKK Gjirokastër, ka mundur përmes disa projekteve të vogla, të rikuperojë ato pjesë të dukshme dhe të prekshme nga vizitorët.

I tillë është edhe aneksi në të majtë të korridorit hyrës në kështjellë i cili më parë, ka qenë territor i lënë pas dore, ndërsa prej pak ditësh është shndërruar në një zonë të vizitueshme.

[gallery]23286[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja