Prokuroria e Krimeve të Rënda është drejt mbylljes së hetimeve për çështjen “Riformato”, ku Piloti Italian Giorgio Riformato dhe 5 shtetas shqiptarë akuzohen se pasditen e 10 majit 2013 do trafikonin drejt Italisë 305 kg lëndë narkotike.
Burime të A1Report nga organi qendror i akuzës konfirmuan se hetimet janë drejt fundit dhe shumë shpejt dosja do të jetë në Gjykatë. Por ndërsa për akuzën hetimet janë të plota dhe fajësia e të pandehurve është vërtetuar me prova shkencore dhe dëshmitarë, piloti italian Xhorxho Rifmormato refuzon të ketë qenë pjesë e bashkëpunimit në trafikun e drogës nga shqipëria drejt Italisë përmes rrugës ajrore.
Mbrojtja e pilotit italian pohoi për A1Report se klienti i tij pak ditë më parë ka refuzuar të firmosë materialin e vënë në dispozicion nga prokuroria e krimeve të rënda duke pretenduar se nuk ka gisht në trafik. Riformato i ka qëndruar pohimeve të dhëna para prokurorëve pas arrestimit, se nuk ka lidhje me drogën e kapur në Divjakë, organizatorin e trafikut dhe se avioni I tij “Piper”, bëri ulje të detyrueshme për shkak të një defekti.
Nga hetimet ka rezultuar se organizator i këtij trafiku është shtetasi Sajmir Bajrami dhe dy paketuesit e lëndës narkotike Kleviol Ahmetaj dhe Aurel Pupa, për të cilin Riformato ka mohuar se ka pas njohje të mëparshme. Për akuzën përfshirja e pilotit italian është vërtetuar edhe nga deklarimet e organizatorëve kryesor.
Sipas prokurorisë Sajmir Bajrami është shprehur se Riformato kishte pranuar të bënte transportin e lëndës narkotike në rrugë ajrore nga Shqipëria drejt Italisë kundrejt çmimit prej 400 euro për 1 kg drogë.
Në momentin e arrestimit, policia gjeti sasinë prej 305 kg hashash si dhe Bajramit ju gjetën një sasi prej 27 mijë eurove, që mendohet se ishte kësti i parë i pagesës për pilotin që do të kryente transportin.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.7%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 1513
Lajme të tjera
-
I shpallur në kërkim për shpërndarje kanabisi në Sarandë, arrestohet në Elbasan 30-vjeçari
30 Mars, 13:22
-
Veliaj shtron Iftar për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman: Të sillemi gjithmonë si në muajin e Ramazanit
30 Mars, 13:17
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
30 Mars, 13:16
-
Sulmi në Top Channel, Salianji ironizon Ramën dhe Çuçin: Kemi ndonjë risk ne që vijmë në punë apo s’bie rrufeja në Parlamet! Duhet të vijnë këtu
30 Mars, 13:15
-
NBA/ LA Lakers 'marrin hak' kundër Chicago Bulls, Clippers fitojnë sërish
30 Mars, 13:12
-
Kishte ngecur me velierë në grykëderdhjen e Vjosës disa ditë më parë, turisti gjerman detyrohet të ‘braktis’ mjetin në cekëtinë
30 Mars, 13:10
-
Psikologia: “Ja çfarë ndodh kur bëjmë shumë selfi apo foto”
30 Mars, 13:05
-
Do jenë në fletën e votimit kandidatët e PD që janë tërhequr nga gara? Ja si përgjigjet Celibashi
30 Mars, 13:05
-
Mbreti Charles III: Plaga e luftës është kthyer në Europë, duhet të qëndrojmë të bashkuar
30 Mars, 13:02
-
Akuzat për McGonigal dhe dosja që s’ka lidhje me Shqipërinë
30 Mars, 13:01
-
Von der Leyen: Kina po shfrytëzon dobësinë ekonomike të Rusisë
30 Mars, 12:47
-
Lulzim Basha harton dhe dorëzon në Këshillin e Evropës rezolutë që kërkon rindërtimin e Ukrainës! Mbështetet nga 23 deputetët të tjerë
30 Mars, 12:45