Këngëtarja e njohur Rihanna, e cila të premten nisi turin e saj “Diamond World Tour” duke dhuruar një performancë energjike, është detyruar të anulojë koncertin e radhës, të cilin duhet ta mbante të dielën.

E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të një laringiti. 25 vjeçarja nga ishujt Barbados është mërzitur shumë për këtë gjë dhe i ka kërkuar ndjesë të gjithë fansave të saj.

rihanna

“Boston, kjo është shumë e vështirë për mua! Keni pritur shumë për këtë koncert dhe më vjen shumë keq që ju zhgënjeva. Nuk dua kurrë të zhgënjej njerëzit që më mbështesin gjithmonë. Më vjen shumë turp! Faleminderit për urimet!”:- ka shkruar Rihanna në rrjetin social Twitter.

rihanna

Ende nuk dihet nëse Rihanna do të jetë në gjendje të performojë në koncertin e radhës, të cilin duhet ta mbajë të martën në Baltimore.

(b.t/shqiptarja.com)