Rihanna dhe Eminem kanë mahnitur publikun me performancën e tyre mbrëmjen e djeshme në “MTV Movie Awards.

Ata janë pritur mjaft mirë nga publiku i cili brohoriste gjithë kohës.

Eminem dhe Rihanna kanë patur mjaft sukses me bashkëpunimin e tyre në vitin 2010 me hitin “Love the way you lie”.

Ata shkëlqyen edhe me bashkëpunimin e ri “The Monster”.  

rihanna eminem

E prezantuar nga Orlando Bloom, Rihanna hyri në skenë e para, duke filluar të këndojë më zërin e saj mahnitës.

Në lidhje me bashkëpunimin mes tyre të dy këngëtarët janë shprehur mjaft të lumtur.

Eminem e ka cilësuar bukuroshen nga Barbadosi thjesht si të mrekullueshme.

Ndërsa Rihanna ka theksuar:- “Pasi bashkëpunova me të herën e parë doja të punoja sërish me të dhe ne sollëm pjesën e dytë të “Love the Way You Lie” (Part II). Thjesht unë dua shumë të punoj me Eminem”.

(b.t/shqiptarja.com)