Miqësia e tyre e ngushtë pësoi një tronditje pasi Rihanna u rikthye me Chris Brown, gjë për të cilën Katy Perry nuk ishte dakord.

Por mesa duket gjërat mes dy divave të popit kanë filluar të rregullohen.

Ato janë shfaqur ulur pranë njëra-tjetrës, teksa po festonin ditëlindjes e një miku ditën e premte.

rihanna

26 vjeçarja nga Barbadosi u shfaq me një palë xhinse dhe një kanetiere të bardhë, ndërkohë që nuk kishte veshur reçipeta, ndërsa Perry mjaft seksi me një veshje lëkure të zezë.

Krisja në miqësinë e tyre u vu re gjatë ndarjes së çmimeve Grammy në vitin 2013 kur ato u shfaqën të ulura larg njëra –tjetrës.

Tanimë që Rihanna është shkëputur përfundimisht nga reperi Brown dhe është rikthyer me Drake, duket se miqësia e tyre po “ringjallet” sërish.

rihanna

(b.t/shqiptarja.com)