Rihanna dhe Katy, më shumë se shoqe

Rihanna dhe Katy, më shumë se shoqe
Ato janë shoqe të ngushta, por në këto fotografi tregojnë që janë më shumë se shoqe. Këngëtaret Rihanna dhe Katy Perry, janë fotografuar sëbashku në ambiente të ndryshme në Londër. Ato tregojnë një kujdes të veçantë për njëra-tjetrën, duke e ushqyer dhe duke u përkëdhelur gjatë gjithë kohës. Katy Perry është duke e ushqyer Rihannën në taksi, në park por edhe në metro. Dy “shoqet e ngushta”, janë provokuese edhe me veshjet e tyre. Rihanna ka veshur një fustan rozë me corape të gjata të zeza ndërkohë që Katy Perry, është veshur me një fustan bardh e zi. Të dyja këngëtaret duken se janë argëtuar dhe kanë kaluar mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Fotot e tyre i ka bërë fotografi, Alison Jackson.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari