Që pasi janë parë së bashku duke kërcyer në dy evente së bashkë kanë nisur spekullimet për lidhjen që mund të kenë aktori Leonardo Di Caprio dhe këngëtarja Rihanna.

Dy artistët e njohur janë parë së bashku në festën e stilistit Nikki Erwin ku mësohet se marrëdhënia mes tyre ka qenë mjaft e afërt.  

Sipas burimeve pranë artistëve Leonardo dhe Rihanna kanë shkëmbyer edhe puthje mes tyre gjatë ditëlindjes.

Ndërkohë asnjëri nga artistët e njohur nuk ka mohuar apo pohuar diçka në lidhje me këto spekullime.

Megjithatë gjatë muajit gusht Rihanna është shprehur për revistën “Elle” se e shihte aktorin hollivudian si burim frymëzimi.






Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2