Rihanna drejtoreshë kreative
e markës Puma për veshje dhe këpucë

Ylli i popit, Rihanna është zgjedhur drejtoreshë kreative e markës prestigjoze “Puma”.

Këngëtarja do të jetë gjithashtu imazh i fushatës për koleksionin vjeshtë 2015 për brandin.

Rihanna do të japë kontributin në dizenjimin e veshjeve për femra dhe këpucëve.

Rihanna ka udhëtuar dje drejt Gjermanisë për takimin e parë të dizenjimit.



Marka është shprehur shumë e lumtur për bashkëpunimin me Rihannën duke e quajtur një hap inteligjent nga ana e tyre.

Ato e quajnë Rihannën personin e duhur për ambasadore të markës së tyre.

Lëvizja nga ana e Pumës vjen pas ftesës së Kompanisë Franceze Kering me qëllimin për pozicionimin e saj si markë lider edhe në veshje.

Rihanna pritet të nisë punën menjëherë dhe të lançojë shpejt koleksionin e parë.



Redaksia Online               
(g.m/shqiptarja.com)
 

1/2
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin