Kohët e fundit gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet për këngëtaren me famë botërore Rihanna.
Ajo u detyrua të anulonte dy koncerte të turit të saj muzikor “Diamond World Tour”, për shkak të një laringiti.

Mjekët i kanë bërë të ditur 25 vjeçares se ajo duhet të ndryshojë mënyrën e jetesës, përndryshe ajo do të rrezikojë shëndetin e saj.
Këngëtarja nga ishujt Barbados duhet të ndalojë duhanin, të mos pijë shumë alkol dhe të evitojë qëndrimin zgjuar deri në orët e vona.

Por duket se kjo nuk është e lehtë për Rihannën, e cila vazhdon ti thyejë rregullat.

Sipas mediave të huaja në këtë shqetësim të sajin ka ndikuar dhe rikthimi me Chris Brown, pasi shumë persona nuk e kanë mbështetur atë, përfshirë dhe ish miken e saj të ngushte Katy Perry-n.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com