Këngëtarja e famshme Rihanna është shprehur se trupi i saj nuk i ka pëlqyer dhe për të rritur vetëbesimin ajo ka nisur të zhvishet gjithnjë e më shumë në koncertet apo klipet e saj. “Sa më shumë zhvishesha, aq më shumë rehat ndihesha me veten. Duhej vetëm të përballesha me frikën time dhe fillova të isha më e guximshme.”-është shprehur Rihanna.Ndërkohë këngëtarja gjithashtu ka thënë se dëshiron të shëndoshet për të rifituar format e saj trupore, për këtë arsye ajo po konsumon çdo lloj ushqimi. (xh.k/shqiptarja.com)