Whitney Houston mund të pushojë e qetë, mirëpo gjurmët që ka lënë në botën e muzikës dhe filmit do të jetojnë gjithmonë. Jeta e Divës së muzikës së shpejti do të shndërrohet në një film. Në krye të projektit qëndron miku i saj Clive Davis, ndërsa ende nuk dihet se kush do ta luajë rolin e Whitneyt. Nga emrat që po qarkullojnë se mund ta kenë nderin të luajnë këngëtaren e ndjerë, janë Rihanna, Jennifer Hudson dhe Jordin Sparks. Ndërsa flitet se Willow Smith (vajza e Will Smith) mund ta portretizojë Whitneyn në moshën e re.
SU. Shqiptarja.com