Të eksperimentojë me veshjet është një nga gjërat që Rihanna di të bëjë më mirë.

Kur bëhet fjalë për çudi dhe kombinime të cilat nuk i shkojnë në mend gjithkujt Rihanna mban vendin e parë.

Pasi u shfaq në eventin e modës “New York Fashion Week” me një fustan shik Rihanna është fotografuar e veshur krejtësisht ndryshe.

rihanna

Me një veshje trup lëkure dhe një bluzë sportive krejtëisht të zeza, ndërkohë që kishte vënë një palë syze dhe mbante një çantë në ngjyrë gri Rihanna është dukur mjaft komode me veten.

Ajo është treguar e dashur me fansat të cilët e prisnin jashtë hotelit duke i dhuruar atyre autografe.

rihanna

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)