E paparashikueshme! Rihanna vendosur të bëjë një tatuazh për nder të këngëtarit të madh të repit, Tupac Shakur. Sipas “Daily mail”, krijuesja e hitit “We Found Love” ka bërë një tatuazh ku shkruan “Thug Life” (Jetë rebeli), jo në gjoks si Shakur , por në gishta. Sipas interpretimeve, shkrimi në fakt është përgatitja për një tatuazh dhe mbi fjalët e zbehta do të vendoset përfundimisht motoja e këngëtarit të ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas një atentati në vitin 1996. Në të shkuarën, Rihanna nuk e ka fshehur admirimin ndaj reperit, i cili sipas saj, e ka “frymëzuar që të ndjekë rrugën e muzikës”.
/Shqiptarja.com












