Rihanna është një ndër ato këngëtare, e cila nuk ndjek rregulla të caktuara kur bëhet fjalë për tu veshur.

Ajo gjithmonë habit me zgjedhjet e saj.

Mëngjesin e djeshëm këngëtarja u shfaq me një palë xhinse të shkurtra, një këmishë dhe një palë sandale teksa po bënte shopping, ndërsa në mbrëmje zgjodhi një palë çizme lëkure në ngjyrë të kuqe, të cilat tërhiqnin vëmendjen.

rihanna

Ajo darkoi në një restorant të preferuar Italian në Santa Monica.

Bukuroshja nga Barbadosi ekspozoi këmbët e saj të tonifikuara teksa po ecte mendueshëm me kokë ulur, pasi doli nga makina.

(b.t/shqiptarja.com)