Rihanna është një nga ato këngëtare që i pëlqen gjithë kohës të ekspozojë trupin e saj, sidomos në fotot e shpërndara në rrjetet sociale.

Ndërsa ditën e djeshme nuk i ka lënë më vend imagjinatës gjatë një seti fotografik, ku u shfaq thuajse nudo.

25 vjeçarja, e cila po pozonte për një revistë franceze është shfaqur vetëm me një bluzë të shkurtër në ngjyrë të bardhë pa mbathje.

Ajo ka pozuar në pozicione mjaft provokuese duke lënë pa fjalë edhe stafin e punës.

rihanna

Në njërën prej fotove duket një ndihmës i cili po hedh ujë në shpinën e këngëtares për ti dhënë një shkëlqim që e bën të duket akoma më seksi, ndërkohë që ajo është mbështetur mbi duart e saj dhe ka ngritur fundshpinën.

Me këtë set fotosh Rihanna ka treguar edhe njëherë që nuk ka aspak turp kur bëhet fjalë për të tërhequr vëmendjen e fansave në të gjithë botën.

(b.t/shqiptarja.com)