Ajo është e njohur për videot ektravagante dhe performancat e saj erotike, por nuk mund të qëndrojë pa tërhequr vëmendjen edhe gjatë një dite të zakonshme.

Bëhet fjalë për bukuroshen nga Barbadosi, Rihannën, e cila i ka lënë pa fjalë të gjithë fansat që po shikonin ndeshjen e basketbollit në Nju Jork.

E veshur me një palë xhinse dhe një kanetiere pa reçipeta, këngëtarja ekspozoi gjoksin e saj joshës.

Jo vetëm meshkujt e pranishëm në ndeshje por edhe femrat nuk rezistuan pa kthyer kokën drejt saj, teksa Rihanna ishte ulur në rreshtin e parë.

Pavarsisht kësaj ajo duket mahnitëse dhe në top formë.

rihanna

Ajo ka qenë e shoqëruar nga dy miq, ndërkohë që ka bërë përshtypje që i dashuri i saj Drake nuk ka qenë i pranishëm.

Ata nuk janë fotografuar së bashku që prej 9 prillit në Los Angelos.

Rihanna po punon për albumin e tetë muzikor krah producentëve DJ Mustard, David Guetta dhe Nicky Romero.

(b.t/shqiptarja.com)