Rihanna ka marrë një ofertë disa milionëshe, që të zhvishet për revistën Playboy, ndërsa është duke menduar rreth saj. Bosi i revistës për meshkuj, Hugh Hefner, konsideron se 24-vjeçarja, mund të thyejë rekordet e shitjes për shkak të popullaritetit të madh që ka. Emirates247 thotë se krijuesja e hitit “We Found Love” është e interesuar, mirëpo frikësohet për ndikimin që mund të ketë te fansat e saj. Të hënën Rihanna është dërguar në spital, pas një dehje në New York. Megjithatë, pas trajtimit që ka marrë nga mjekët ajo është ka shkuar në shtëpi.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Su/ Shqiptarja.com









