Rihanna është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun dhe një nga femrat më të bukura.
Këngëtarja nuk jep shumë intervista në lidhje më jetën e saj private, ndërsa së fundmi ajo ka dalë jashtë kornizave duke thyer tabutë.
Të gjithë janë në pritje të një martese, ndonëse Rihanna ka shumë kohë që qëndron jashtë syrit publik.
Gjatë një interviste në revistën ““Interview” ajo ka pranuar se është në një lidhje dashurie me miliarderin arab Hassan Jameel
Teksa u pyet nëse ka ndërmend që të martohet, Rihanna u përgjigj: "Vetëm Zoti e di këtë gjë. Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh, apo jo?”.
Artisja më e pasur në botë tha se dëshiron shumë që të bëhet nënë, ndërsa ka treguar se lidhja e saj me Jameel është një ndër gjërat që i ka ndryshuar balancën mes jetës dhe punës.
“Dy vitet e fundit kam kuptuar se duhej të krijoja më shumë kohë për veten time, sepse kjo ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin mendor. Nëse nuk je i lumtur nuk do të jesh i lumtur edhe nëse bën gjëra që ty të pëlqen t’i bësh. Do të dukej si një detyrim dhe unë nuk dua që puna të duket si detyrim. Karriera ime është qëllimi im dhe nuk duhet të duket si asgjë tjetër përveçse si një vend i lumtur. Unë kam nisur një marrëdhënie dhe kjo ka rëndësi për mua. Ashtu siç ushqej biznesin tim, duhej ta ushqej edhe këtë gjë. Do t’i lë të gjitha gjërat për dy ditë ose tre ditë. Tani në kalendarin tim ka një ‘P’ që do të thotë ditë personale. Kjo është një gjë e re”, është shprehur këngëtarja.
Lidhja e tyre është komentuar gjatë gjithë kohës që në vitin 2017, por artistja nuk ka dashur asnjëherë të flasë publikisht për këtë temë.