Shfaqja e koleksionit “Savage x Fenty” të Rihanës do të transmetohet në “Amazon Prime” në 20 shtator dhe linja e të brendshmeve do të dalë në shitje.
Por këngëtarja ka zbuluar për fansat disa foto ekskluzive, që janë tepër “të guximshme".
Veshjet e të brendshmeve janë tepër të çuditshme si në modele ashtu edhe në ngjyrat e përdorura.
Në reklamim kanë marrë pjesë modele të famshme si Bella e Gigi Hadid apo Cara Delevingne, por edhe modele jo aq të famshme.
Mes modeleve me linja perfekte, në sy ka rënë njëra nga vajzat që është mbi peshën normale që duhet të ketë një modele.