Rihapet Bataclan 1 vit pas sulmeve
terroriste, përkujtohen viktimat

Rihapet Bataclan 1 vit pas sulmeve<br />terroriste, përkujtohen viktimat
Një minutë heshtje u mbajt në “Stade de France” në kujtim të viktimave të cilët humbën jetën një vit më parë si pasojë e sulmeve terroriste që goditën Parisin.

Ndërsa pritej që të niste ndeshja Francë-Suedi, jashtë stadiumit niveli i sigurisë ishte në nivele ekstreme.Presidenti francez, Francois Hollande kujtoi sesi ishte i pranishëm në të njëjtin stadium në kohën kur shperthyen edhe tre bombat vdekjeprurese.

“Nëse jemi të fuqishëm, nëse ka unitet mes nesh, atëherë do ta mposhtim terrorizmin”, tha shefi i Champs Elysee.

“Kemi nevojë të rigjejmë një jetë normale” kështu u shpreh këngëtari Sting për të përditshmen Le Parisien.Ai është i ftuar të këndojë në skenën e Bataclan ku ndodhi edhe një nga sulmet terroriste ndërsa në skenë performonte grupi Eagle of Death.

“Muzika nuk ndryshon botën. Detyra ime është që të argëtoj njerëzit” shtoi këngëtari. Shumë prej familjarëve kanë përkujtuar të afërmit e tyre të cilët humbën jetën gjatë sulmeve. 

Ndërsa ceremoni të tjera përkujtimore priten të zhvillohen këtë të dielë në të gjithë vendin.Një vit më parë në 13 nëntor 2015 Franca u godit nga dy sulme terroriste në teatrin Bataclan dhe në Stade de France ku humbën jetën të paktën 130 persona. Sulmi u mor përsipër nga Shteti Islamik

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe