TIRANE- Mos bindja ndaj urdhrit të prokurorisë së Tiranës për ekzekutimin e 6 mandat-arresteve të lëshuar për arrestimin e efektivëve të Gardës së Republikës pas ngjarjeve të 21 janarit, ka vënë nën hetim dy ish-krerët më të lartë të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj. Ky i fundit në cilësinë e ish-zv/drejtorit të Përgjithshëm dhe Burgaj në cilësinë e drejtorit, zyrtarisht janë vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Burimet thanë se Burgaj dhe Kuliçaj, i janë shënuar emrat në regjistrin e procedimeve penale, çka do të thotë se dy ish-policët e lartë janë vënë në hetim për skandalin e refuzimit të ekzekutimit të urdhrave për arrestimin e Ndrea Prendit dhe 5 gardistëve të tjerë, të dyshuar në atë kohë nga organi i akuzës se kishin qëlluar me armë mbi protestuesit e opozitës.
/Shqiptarja.com

VIDEO