Rihapet La Liga, Barça ngec mes
polemikave, City ‘shtyp’ Arsenalin

Rihapet La Liga, Barça ngec mes<br />polemikave, City ‘shtyp’ Arsenalin<br>
Ripahet la Liga. Barcelona kryesuese ngec në një barazim 1-1 në fushën e Las Palmas dhe ngjitet në kuotën e 66 pikëve duke qenë tashmë vetëm 5 më shumë se Atletico Madrid e vendit të dytë me të cilën do të përballet të dielën. Ndeshja në stadiumin “Gran Canaria” u shoqërua me shumë polemika por fillimisht në avantazh kaloi Barcelona me Leo Messin i cili shënoi një gol fantastik nga goditja e dënimit. Ndërsa në minutën e 48-të barazoi Jonathan Calleri me penallti e cila u kontesua shumë. Pas 25 muajsh katalanasve u akordojnë penallti kundër. Të dielën në “ Camp Nou” luhet Barcelona-Atletico Madrid.

Ndërsa në Angli Manchester City mund për herë të dytë Arsenalin dhe me të njëjtin rezultat 3-0 këtë herë për kampionat. Djemtë e Pep Guardiolës fituan në stadiumin “Emirates” falë tre golave të shënuar në pjesën e parë me Bernardo Silva në minutën e 15-të dhe më pas me David Silva dhe Leroy Sane. Manchester City pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 75 pikëve 16 pikë më shumë se Manchester United e vendit të dytë dhe nëse fiton 5 ndeshjet e radhës shpallet kampione e Anglisë.
 

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron