Rikthehet vëmendja ndaj bibliotekave të lagjeve. Sot 6 nga bibiliotekat e lagjeve në kryeqytet kanë tërhequr 200 tituj të rinj.

Kjo dhuratë vjen pas një programi të dedikuar për bibliotekat të filluar nga ana e ministirë së Kulturës një vit më parë.
Në kohën e teknologjisë ku thuajse çdo qytetar ka në duart e tij një kompjuter apo celular, kërkesa për të lexuar libra sërish nuk është zhdukur.

"Unë them që na duhet të krijonim një program të dedikuar të bilbliotekave i cili në vitin e parë të detyrës sonë filloi me një studim të thellë, në kemi bërë një  anketim të të gjithave bibliotekave në të situatës në të cilën ato ndodhen në të gjithë territorin, kryesisht të bilbliotekave që janë më pranë lexuesit, ato të Bashkisë", u shpreh Kumbaro.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ju kërkoi qytetarëve që t’ju heqin fëmijëve nga duart mjetet teknologjike dhe t'i drejtojnë ata drejt librit.

"Unë nuk mkam fëmijë por po të kisha do u dhuroja më shumë libra, kam parë në këtë qytet që kanë ecur më shumë fëmijët që kanë lëxuar më shumë libra se ato që kanë ipad, ato që kanë lexuar më shumë gjatë verës sesa ato që kanë bërë pushime verore luksoze", u shpreh Veliaj.

Aktualisht në të gjithë Tiranën janë 10 biblioteka, shumë prej tyre kanë vite që nuk tërheqin tituj të rinj. Edhe pse në kushte jo shumë të mira, sërish ato kanë vazhduar të ofrojnë shërbimet e tyre për lexuesit.

"Ka shumë interes sidomos nga të rinjtë sepse ka shumë kërkesa nga shkollat dhe duan t’i gjejnë në këto shkolla, ka edhe mosha më të vjetra. Ka më shumë interes letërsi artistike", ka deklaruar punonjësja e bibliotekës.

Biblioteka numër 9 ofron 7000 tituj librash dhe ka 750 lexuar të regjistruar me kartë anëtarësie, ndërkohë që njësia administrative ka më shumë se 100 mijë banorë. Është për t'u vlerësuar që të rinjtë nuk i janë larguar plotësisht librit dhe vazhdojnë të shprehin interes për të. 

[gallery]20055[/gallery] 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)