Rikompozohet Champions, Juventus
 kokë grupi, Reali në vazon e dytë

Rikompozohet Champions, Juventus<br /> kokë grupi, Reali në vazon e dytë
Duke nisur nga sezoni 2015-2016 Champions League do të rikompozohet. Dhe duke nisur nga ky sezon sipas rregullave të reja në shortin e fazës së grupeve koka grupi do të jenë skuadrat kampione të 8 shteteve të para në klasifikimin e UEFA-s. Kjo do të thotë që edhe Benfica kampione e sapo shpallur e Portugalisë do jetë në vazon e parë në shortin që hidhet në gusht ashtu si edhe Zeniti e Juventusi. Fakt interesant është se Real Madrid kampioni në fuqi I këtij kompeticioni dhe nënkampion I Spanjës pas shumë vitesh do jetë në fazon e dytë I penalizuar nga rregulli I ri.Në vazon e dytë do jetë edhe një tjetër skuadrë e frikshme Manchester City.
8 skuadrat që do jenë në vazon e parë,pra koka grupi në shortin e këtij sezoni të Champions janë :Barcellona, Bayern, Chelsea, Juventus, Benfica, Psg, Zenit e Psv.

Kur duhet edhe një javë nga përfundimi I pjesës më të madhe të kampionateve elitare në Europë tashmë ka verdikte për skuadrat që janë kualifikuar.

Skuadrat që janë kualifikuar në fazën e grupeve:

Barcellona, Real Madrid
Bayern Monaco, Wolfsburg, Borussia Moenchengladbach
Chelsea, Manchester City
Juventus
Benfica, Porto
Psg, Lione
Zenit San Pietroburgo
PSV Eindhoven
Dinamo Kiev
Olympiacos

Skuadra të kualifikuara në Play-off:

Bayer Leverkusen
Sporting Lisbona

Skuadra të kualifikuara në turret paraeleminatore:

Basilea, Young Boys
Ajax
Malmoe
Qarabag
Skenderbeu Korçe
Maccabi Tel Aviv
Ludogorets
Dila Gori
Zalgiris Vilnius
Molde
Astana
Vardar
Partizan
Dundalk
Dinamo Zagabria
Videoton
HJK Helsinki
Fola Esch
Maribor
Stjarnan
Hibernians (Malta)
BATE Borisov
Ventspils
Celtic
Crusaders
Pyunik
B36 Torshavn
FC Santa Coloma
TNS
Levadia Tallinn
Lincoln Red Imps

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë