Rikonfirmim i Erion Veliajt? Rama: Nuk kam kandidat tjetër për Tiranën

Rikonfirmim i Erion Veliajt? Rama: Nuk kam kandidat tjetër për Tiranën

Edi Rama dhe Erion Veliaj

Kryeministri Edi Rama konfirmon rikandidimin e Erion Veliajt për një tjetër mandat në Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit. Mbrëmjen e sotme është zhvilluar Asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën tek Katedralja e Kishës Ortodokse.

Burime për Report Tv pohojnë se Rama ka pyetur Asamblenë "A keni një emër tjetër për Tiranën, se unë nuk kam?" Ndërsa asambleja nuk propozoi emër tjetër duke çuar kështu Erion Veliajn drejt rikonfirmimit.

Më pas kreu i qeverisë shtoi se 'Të gjithë kandidatët do ju nënshtrohen procedurave. Angazhim për 30 qershorin'. Në fund Rama kishte një mesazh edhe për krizën politike pas djegies së mandateve nga opozita dhe protestave. "Zgjedhjet lokale do bëhen me ose pa ata" tha ai.

Nesër opozita do të zhvillojë protestën e radhës para parlamentit, ndërsa kërkon zgjedhje të parakohshme, pasi sipas saj janë rruga e vetme për të dalë nga kriza, por Rama thotë se zgjedhjet lokale do të bëhen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cim Kapsolli: 05/03/2019 07:51

    Edo na cove per kesh me ket lali Erin tat , Sla cep ne Tirane pa ber pallat dhe lulishtet i zhduku , cdo lloj takse e 10 fishoj rruget i ngushtoi me korsit e bicikletave te gjith bizneseve ja hoqi parkimin dhe po i falimenton .Po coje kryetar anej nga Vlora ja bejm dhurat nga Kryeqyteti.

    Përgjigju
  • Beni nga tirona: 05/03/2019 01:19

    O BURRA neser ne proteste kundra shpellareve te Rames Duke perfshire kryeshpellarin nga tirona Me diploma te transformuara Erion VELIJA

    Përgjigju
  • Labi: 04/03/2019 22:34

    Po vloren prap me Lelin

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 04/03/2019 21:26

    Urime Lali Eri....Tirona e qytetarve jo e shpellarve

    Përgjigju
    • Robshi: 04/03/2019 21:52

      Ec bretkoce ec bretkoce ec e mos u nal...shpellaret shpellaret na rrujtet topet...të zunë kamzen e bathoren ty edhe u indinjove tokë ku edhe delet nuk shkonin shëtitje...bllokun tiranë e re zonat e mira i zunë mocaloret dhe prape breket në fund të këmbëve...yyyttttt rrace brekushesh komuniste

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti