Disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për 6 orë ditën e nesërme, si pasojë e punimeve që po kryhen në rrjetin elektrik.
Me një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se energjia elektrike do të shkëputet nga 09:00 dhe pa drita do të mbesin rruga “Taulantia”, rruga “Kole Popa” dhe një pjesë e zonës pranë ish- Tregut Elektrik, një pjesë e pallateve pranë Ministrisë së Jashtme, në bulevardin “Zhan D’Ark”, rruga Kamëz-Valias, Kasall.
Ndërsa nga ora 10:00-16:00 pa energji elektrike do të mbesin rruga “Agon” dhe rruga “Ention Frroku”.