Disa zona në Tiranë do të mbesin pa drita për disa orë në datat 22-24 qershor. OSHEE bën me dije se ndërprerja e energjisë elektrike vjen si rezultat i punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave.
Në datat 22 dhe 24 qershor, energjia do të ndërprehet gjatë intervalit kohor 08:00-17:00 në Bërzhitë, Mullet dhe Baldushk, ndërsa më 23 qershor, po në të njëjtin interval kohor, do të mbesin pa drita pjesërisht Mulleti dhe Iba.