Rikonstruksioni i kabinave/ Këto zona në Tiranë sot dhe nesër deri në 6 orë pa energji elektrike

OSHEE ka njoftuar se për shkak të punimeve dhe rikonstruksionit që po vijon në disa kabina në kryeqytet, disa zona do të mbesin pa energji elektrike. Ndërprerja e energjisë elektrik do të vijojë edhe përgjatë ditës së nesërme me intervale kohore të ndryshme.

Zonat dhe oraret ku do të ndërpritet energjia elektrike sipas njoftimit të OSHEE:


26 gusht
09:00-15:00
rruga “Marie Logoreci”, rruga Sadik Petrela pjeserisht. rruga “Bajo Topulli” pranë Kryegjyshatës
09:00-12:00
rruga e Barrikadave, rruga “Ludovik Shllaku”
09:00-13:00
rruga “Hasan Ceka” pranë rrugës “Don Bosko”.

27 gusht
09:00- 15:00
rruga “Nikolla Tupe”, rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Marie Logoreci”, rruga Sadik Petrela pjeserisht
09:00-13:00
rruga “Eshref Frashëri”.

E.L./Shqiptarja.com
Komento