Rikonstruksioni i Qendrës Rinore
Bashkia: Rama nxitoi ta ligjëronte

Rikonstruksioni i Qendrës Rinore<br />Bashkia: Rama nxitoi ta ligjëronte
Përplasja mes Bashkisë dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë vijon edhe pas publikimit nga ana e MMSR-së të lejes nga KKT për rikonstruksionin e objektit që do të kthehet në një qendër rinore, në Rrugën e Kavajës, duke përfshirë edhe kryeministri Rama.

“Ndërtimi pa leje i Erion Veliajt, angazhimi i Policisë së Shtetit për ta mbrojtur atë, angazhimi i Ramës për ta ligjëruar me nxitim sot përmes një pusulle abuzive dhe nguti për të sulmuar me një gjuhë kodoshi Bashkinë e Tiranës,  janë provat më bindëse të modelit që ka instaluar në pushtet Edi Rama.”- thuhet në reagimin e Bashkisë Tiranë. 

Reagimi i plotë i Bashkisë Tiranë
Pasi doli lakuriq abuzimi me pushtetin dhe ndërtimin pa leje prej rreth një muaji  në mes të Tiranës, kryeabuzuesi Edi Rama ka firmosur vetëm dje një pusullë për të ligjëruar paligjshmërinë e Erionit të tij. Kjo nuk e ka penguar sot ministrin e Mirëqenies Personale Erion Veliaj,  të mashtrojë publikun dhe të sulmojë Bashkinë e Tiranës me një gjuhë të denjë vetëm për kodoshët dhe trafikantët,  si ata që i ulen në krah në grupin e tij parlamentar.

Ndërtimi pa leje i Erion Veliajt, angazhimi i Policisë së Shtetit për ta mbrojtur atë, angazhimi i Ramës për ta ligjëruar me nxitim sot përmes një pusulle abuzive dhe nguti për të sulmuar me një gjuhë kodoshi Bashkinë e Tiranës,  janë provat më bindëse të modelit që ka instaluar në pushtet Edi Rama.  Ky është modeli i bashkëjetesës së qeverisë me paligjshmërinë, i kërbaçit për njerëzit e thjeshtë dhe kulaçit për pushtetarët e korruptuar dhe miqtë e tyre. Është ky model që i ka kthyer spitalet publike në strip-klube dhe drejtoritë arsimore në motele për pushtetarët. Ky model, i mishëruar nga paligjshmëritë flagrante të ministrit Veliaj dhe dikasterit të tij janë problemi i vërtetë që duhet e do të zgjidhim me qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin