Rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore në Gostimë, Balla: U plotësua kërkesa e banorëve

Rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore në Gostimë, Balla: U plotësua kërkesa e banorëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla në njësinë administrative Gostimë të Bashkisë së Cërrikut për të inspektuar nga afër punimet që po kryhen për rikonstruskionin e plotë të një qendre shëndetësore.

Numri dy i Partisë Socialiste u shpreh se kryerja e këtij investimi është një premtim i mbajtur, pas kërkesës së banorëve që para një viti dhe se është një tregues që projekti i qeverisë për 300 qendrat shëndetësore po ecën me ritme të shpejta.

"Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Gostimës për të ndërhyrë në këtë Qendër Shëndetësore. Dua ta falenderoj ministren që përveç Qendrës Shëndetësore ka planifikuar edhe ndërtimin e një Urgjencë për të qenë në dispozicion të banorëve. Jemi duke ecur shpejt me projektin e 300 qendrave shëndetësore. Në Qarkun e Elbasanit numri i tyre është i madh. Besoj se do ti qëndrojmë besnik asaj çfarë kemi premtuar që deri në vitin 2021 do kemi përfunduar rikonstruksionin e të gjitha qendrave të mëdha shëndetësore," tha Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë