Rikonstruksioni i shkollës në Kombinat, Veliaj: Fund mësimit me dy turne, tani prindërit të vijnë të bëjnë tifozllik për fëmijët

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë sot në Kombinat pas përfundimit të rikonstruksionit të shkolës “1 Qershori”. Ky rikonstruksion përkon pak kohë pas ndërtimit të shkollës së re “Betim Muço” po në këtë zonë. Veliaj thotë se me këtë rikonstruksion do të përfundojë mësimi me dy turne në shkollën “1 Qershori”, pasi tani kapacitet janë dyfishuar.

“Është një shkollë me emrin e bukur “1 Qershori” dhe teksa afron festa e fëmijëve, fëmijët që jetojnë në kufi të njësisë 5 dhe 6, tek rr. ‘Hamdi Pepa’, do kenë mundësi të shkojnë në një shkollë me dyfishin e kapacitetit; pra, kemi kaluar në shkollë me një turn kur të rifillojë,”-tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë shtoi se falë këtij rikonstruksioni respektohen edhe normat e BE-së për numrin e nxënësve në klasa. “Nëse do e përdorim me dy turne, nuk do jetë më nga nevoja, por për shkak të rregullave të distancimit social, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Me 23 vetë në klasë renditet në një nga shkollat që respekton, madje edhe e tejkalon normën e Bashkimit Evropian për një shkollë perfektë.”

Kryebashkiaku ftoi prindërit që të regjistrojnë fëmijët e tyre në kurset sportive, të cilat do të zhvillohen pas mësimit, në mjediset e reja sportive që i janë shtuar shkollës. “Mezi pres që ta shfrytëzojmë 24 orë, pra paradite në një turn për nevojat arsimore, kurse pasdite me komunitetin për nevojat sportive. Kemi vendosur jo vetëm një palestër të re, fushë të re kalçeto, basketbolli, një mini-hapësirë gjimnastike, po ashtu rampat, mini-tribuna. Pra, mund të jetë edhe një mjedis çlodhës, ku prindërit vijnë e bëjnë tifo për fëmijët.”

Në prag të 1 Qershorit, kreu i Bashkisë dha një lajm të mirë edhe për të gjithë fëmijët e kryeqytetit, të cilët do të kenë më shumë hapësira të gjelbra dhe terrene për të luajtur me hapjen e Parkut Rinia. “Për të gjithë fëmijët e Tiranës kemi një dhuratë tjetër për 1 Qershor: përveç shkollës “1 Qershori”, do të hapim Parkun Rinia. Tani që është liruar pak fundjava, besoj se do të jetë 1 Qershori i paharrueshëm për çunat edhe gocat e Tiranës.”

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 04/05/2020 17:17

    BRAVO PER PUNEN E MIRE BASHKISE,,,TE KIHET PARASYSH QE SHKOLLAT E MEDHA DUAN OBORR SHUME DHE FUSHA BASKETBOLLI ,,DHE NJE FUSHE FUTBOLLI....//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'