Rikonstruksioni me vonesë, shkolla 9 vjeçare në Krujë nuk është gati për të mirëpritur nxënësit

Shkolla 9 vjeçare në fshatin Kurcaj të Krujës nuk është gati për të pritur nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Kjo shkollë në muajin nëntor të vitit  2017  pësoi dëmtime serioze, pasi tavanet u shembën në disa klasa, duke rrezikuar seriozisht jetën e nxënësve.

Pavarësisht se kanë kaluar 10 muaj që nga dëmtimi i saj, rikonstruksioni i shkollës ka filluar vetëm 2 javë më parë. Si pasojë e mos përfundimit të rikonstruksionit në kohë, të kësaj shkolle, mësimi do të zhvillohet në dy turne në ambientet e marra me qira.

kruje.jpg" style="height:439px; width:780px" />

Shkolla 9-vjeçare Vesel Brama në fshatin Kucaj të Krujës 

Në rrethin e Krujës nuk mungojnë edhe shkollat qe po mbyllen për shkak te mungesës se nxënësve. E tillë është edhe shkolla në fshatin Murqinë të Krujës. E gjithë kjo anomali ka ndikuar tek nxënësit  por edhe tek mësuesit pasi mësimi me dy turne dhe mbipopullimi i klasave ndikon në nivelin e mësimit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë