Rikonstruktimi i rrugës së Komanit jashtë buxhetit 2022, banorët: Nëse nuk investohet, nga nesër bllokojmë kalimin

Banorët e zonës së Komanit kanë protestuar ditën e sotme duke paralajmëruar bllokimin e kësaj rruge nëse qeveria shqiptare nuk merr masa për investimin në vitin 2022. Përjashtimi i rikonstruksionit të rrugës së Komanit nga buxheti i vitit të ardhshëm ka revoltuar banorët.

“Ideja është që po të jetë rruga e rregulluar ne mund të vazhdojmë edhe turizmin dimëror.

Rrugë vdekje, s’ka vënë kush dorë që në parti të punës kur është vënë hidrocentrali.

Sot e kemi bërë protestë paqësore, nesër e mbrapa vazhdojmë me bllokimin e rrugës.

Anulimi i këtij projekti është i papranueshëm nga ana jonë. Pas 22 viteve me u kthy me investuar në këtë vend, jam bërë me ik natën. E vetmja arsye është rruga”, u shprehën banorët.

Sipas banorëve, kjo rrugë nuk është dytësore siç ka pretenduar ministrja Belinda Balluku por është një rrugë me rëndësi të veçantë, pasi çdo vit në të kalojnë mbi 3000 turistë.

Pritet për tu pare nëse nesër do bllokohet kjo rrugë dhe nuk do të lejohen as punonjësit e hidrocentralit të Komanit që të shkojnë në punë, një vepër energjetike që furnizon me energji të gjithë zonën e Shqipërisë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur