Rikonstruktohet në Zharmë shkolla
9-vjeçare dhe qendra shëndetësore

Rikonstruktohet në Zharmë shkolla<br />9-vjeçare dhe qendra shëndetësore
U zhvillua sot në fshatin Zhamë të Bashkisë Lushnjë inaugurimi i projekteve të financuara nga Shoqata Agimi BolzanoOnlus.
 
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Ministrja Gjermeni, e cila në fjalën e saj tha - “Në këtë vit të ri akademik shkolla 9-vjeçare “Riza Ibraliu”, në Zhamë i mikpriti nxënësit e saj në ambiente tërësisht të rikonstruktuara.
 
Një model suksesi i partneritetit ndërmjet investimeve të qeverisë dhe Shoqatës Agmi BolsanoOnlus për t’i kthyer shkollat nga njësi të mbyllura në promotore të rivitalizimit të jetës në komunitet”.
 
Investimi i qeverisë Shqiptare në vlerën 28 milionë Lekë për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare në Zhamë të Lushnjës, u plotësua me investimin 115,000 Euro të Shoqatës Agimi BolzanoOnlus, duke mishëruar një ndër nismat më pozitive të ndërmarra në këto 25 vite në arsim për transformimin e shkollave në Qendra Komunitare.
 
Gjatë vizitës në Zhamë Ministrja Gjermeni së bashku me Kryetarin e Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe, nënprefektin Ilir Dervishi dhe dy përfaqësues të Shoqatës Agimi BolzanoOnlusDottereHofer dhe Dottoressa Mair inaguruan edhe qendrën shëndetësore të fshatit Zhamë një tjetër investim i kësaj shoqate me vlerë 50,000 Euro ku përfshihet edhe blerja e një autoambulance të re.
 
Gjermeni në fjalën e saj u shpreh se “Tashmë njësia administrative Dushk falë bujarisë së kësaj shoqate ka edhe një qendër shëndetësore tërësisht të rikonstruktuar që do t’i ofrojë shërbim shëndetësor të 511 banorëve të fshatit Zhamë.”

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump