Rikonstruktohet qendra e Koplikut
Gjermeni: Zhvillim për zonën

Qendra e Bashkisë Malësi e Madhe nis transformimin, fale projektit te rijetësimit.

Janë 208 milion lekë të reja të financuara nga fondi i zhvillimit të rajoneve të cilat do të transformojnë këtë qendër qe prej 25 vitesh nuk ka njohur asnjë investim.

Ishte vetë ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni që pa nga afër zonën ku do të nisin punimet të cilat i cilësoi si hapi i parë i zhvillimit të kësaj zone.

 "I jep një frymëmarrje  tjetër këtij qyteti, përfshijnë kanalizimet, hapësira publike më shumë për qytetarët , gjelbërimin, ndriçimin duke i dhënë  gjallëri dhe duke nxitur  edhe zhvillimin ekonomik të kësaj Bashkie", u shpreh Gjermeni.

E pyetur për planet vendore, Gjermeni foli për proceset pasuese të punës.

"26 Bashki që mbështeten qeveria shqiptare përfundojnë brenda korrikut, hartimin e planit të përgjithshëm  vendor dhe më pas  i miratojmë në këshillat bashkiak  dhe në këshillin kombëtar  të territorit. 5 Bashki të tjera mbështeten nga USAID  dhe ato janë në përfundim  e sipër", shprehet Gjermeni.

Paralelisht Gjermeni me drejtuesit vendore dhe deputetin e zonës inspektoi edhe rikonstruksionin e një pallati, investim me parametrat e efiçensës së energjisë, model që sipas saj duhet të ndiqet në veri nga çdo njësi vendore. Vizitën e mbylli në pikën turistike të Razmës ku inspektoi ndërtimin e pedonales.


gjermeni

gjermeni

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës