Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare 'Dhora Leka', Veliaj: Gati për sezonin e ri shkollor, me sistem ngrohjeje dhe palestër të re (VIDEO)

Shkolla “Dhora Leka” është rikonstruktuar dhe do të jetë gati për sezonin e ri shkollor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e godinës.

Është një zonë që po rritet si nga ana e Rr. ‘Dritan Hoxha’, si nga ana e Rr. “Teodor Keko”, sidomos tani me rregullimin e Lanës dhe me rifillimin e punëve në Unazën e Re që kalon te Astiri. Jam shumë i lumtur që kemi akomoduar në një godinë parashkollorin dhe një infrastrukturë moderne”, theksoi Veliaj.

Shkollës i janë shtuar edhe terrenet sportive dhe i është dhënë fund problemit me të ftohtin në dimër, përmes instalimit të ngrohjes qëndrore.  Palestra e re e ndërtuar në anën jugore të oborrit ka ambientet ndihmëse, dhomat e zhveshjes për djem e vajza dhe mjediset sanitare. Veliaj ftoi banorët që të kujdesen për investimin dhe të shfrytëzojnë ambientet e reja për aktivitete komunitare, pas orarit mësimor.

“Dua t’i ftoj jo vetëm nxënësit që të jenë aktivë në sport, por të gjithë komunitetin; është një hapësirë e ruajtur, e kondicionuar, me të gjitha kushtet higjienike, me dushe, ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos e përdorim 24 orë. Pasditeve, në mbrëmje, kjo godinë mund të shfrytëzohet nga komuniteti, qoftë për organizimin e një takimi, me kurse sportive, sepse fëmijët, sa të rrinë në rrugë, më mirë mësojnë një sport dhe të luajnë në skuadër”, deklaroi kryebashkiaku.

Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme, duke sjellë transformimin e gjithë zonës së ish-Fushës së Aviacionit në Njësinë 7. Veliaj garantoi se puna do të vijojë edhe me pjesën tjetër. “Kemi bërë një seri investimesh, duke filluar nga çerdhja dhe kopshti ngjitur, kemi bërë gjysmën e ish-Fushës së Aviacionit e rehabilituar me kënd lojërash, me shatërvan, me fusha sportive. Këtë vit kemi gjysmën tjetër dhe besoj e kthejmë në një zonë të sigurt për fëmijët”, u shpreh Veliaj.

Në shkollë janë kryer një sërë punimesh, duke filluar drenazhimi, rikonstruksioni i plotë i tarracës, nyjet sanitare, heqja e gjithë shtresës së dyshemesë, kryerja e hidroizolimit, zëvendësimi i dyerve të brendshme, kanalizimi i ujërave të zeza dhe të bardha, si dhe sistemimi dhe gjelbërimi i territorit të jashtëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miri: 04/09/2019 18:15

    FUSHA e basketbollit duhej te ishte jashte,,ne palester te merret fryma,,,jashte luhet basketboll ne vere,, ne palester ne dimer,,..//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave