Sezoni i ri shkollor/ Veliaj: Regjistrojini fëmijët në shkollën më të afërt mos i torturoni!

Sezoni i ri shkollor/ Veliaj: Regjistrojini fëmijët në shkollën më të afërt mos i torturoni!

Kryebashkiaku Veliaj në shkollën "Ali Demi"

Ndërtimi i shkollave të reja dhe rikonstruksioni i atyre ekzistuese do të ulë numrin e nxënësve nëpër klasa, për t'i dhënë fund mësimit me dy turne. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputetja Elona Gjebrea, inspektuan punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës “Ali Demi”, ku studiojnë mbi 1 mijë nxënës.

“Është planifikuar të mbarojë për 6 muaj dhe në semestrin e dytë t’i rikthejmë nxënësit në shkollë. Shkolla “Ali Demi” është një nga shkollat më të mira, por edhe një nga shkollat më të vjetra të Tiranës, që  është ndërtuar në vitet ‘70 dhe ka nevojë për të vënë dorë siç janë edhe 20 kantieret e tjera ku po punojmë në Tiranë, në çerdhe, kopshte e shkolla”, tha Veliaj.

Sipas tij problematike mbetet numri i lartë i nxënësve si pasojë e dëshirës së prindërve për t’i dërguar fëmijët e tyre në disa shkolla të caktuara dhe kjo sjell mbipopullimin e tyre, ku në Shkozë, Lanabregas, apo te banesat sociale janë 2-3 shkolla që punojnë me kapacitet të paplotësuar.  Kështu që Veliaj u bëri thirrje të gjithë prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat më të afërta, duke i siguruar për të njëjtën cilësi mësimdhënie.

Do të kujdesemi për çdo infrastrukturë shkollore, edhe në fshatin më të largët, edhe në zemër të qytetit. Për sa kohë infrastruktura është njësoj dhe për sa kohë që stafi mësimor është i njëjtë, vjen nga portali, shkon automatikisht dhe emërohet me pikët që merr aty, e gjithë tafmaja që kemi pasur për t’i torturuar kalamajtë duke bërë xhiro nëpër Tiranë, duke i futur nëpër furgonë dhe duke i sjellë vërdallë nëpër qytet, është diçka që duhet të ndryshojë. Thirrja ime për të gjithë prindërit është: Regjistrojini fëmijët në shkollën më të afërt, mos i torturoni”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, këtë vit do të nisë pilotimi i çerdheve në mjedise dhe  do t'u  kërkohet kompanive si bankat, kompanitë celulare, që kanë më shumë se 100 punëtorë, që të kenë çerdhe brenda në ndërmarrjen e tyre.

"Shpresoj që të kemi bashkëpunim edhe bë vazhdim, që t’ju ofrojmë nxënësve një arsim me cilësi, siç e meritojnë”, u shpreh deputetja Gjebrea.

Zona e lagjes “Ali Demi” ka pësuar një transformim të thellë, duke filluar nga rruga kryesore, tek blloqet e pallateve dhe shkollat, nga shkolla “1 Maji” deri te ato më pranë Lanabregasit dhe Shkozës.

Kryebashkiaku Veliaj në rindërtimin e shkollës "Ali Demi"

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zysha: 03/09/2019 00:16

    Pse ju lutesh prinderve ti Lali fiku,,,fol me drejtorine arsimore,,te vene shkollat limit asnje klase mbi 30 nx, dhe vetem banoret e lagjes perkatese,,,dhe ja ku u zgjidh problemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave