Rikonstruktohet shkolla e Zgoshtit në Librazhd, Balla: Objektiv krijimi i standardeve të reja

Rikonstruktohet shkolla e Zgoshtit në Librazhd, Balla: Objektiv krijimi i standardeve të reja

Shkolla e Mesme e Bashkuar në Zgosht,  të Librazhdit më fillim të muajit Mars do të presë nxënësit me një standard krejt të ri duke plotësuar të gjitha kushtet për një zhvillim normal të procesit mësimor.  Kreu i Grupit Parlamentar, të partosë Socialiste Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektuan ecurinë e punimeve

Me anë të një investimi të qeverisë shqiptare , shkolla po rikonstruktohet totalisht ndërsa 200 nxënës do të kenë mundësi ta gëzojnë shumë shpejt atë. Rikonstruksioni përfshin termoizolim, sistem ngrohje, rrjetin hidraulik dhe elektrik, dyer e dritare, ambientet e jashtme etj.  Gjatë inspektimit të punimeve, Balla premtoi se shumë shpejt disa shkolla të tjera në Bashkinë e Librazhdit do të rikonstruktohen me të njëjtin standard.

Kjo është shkolla e dytë brenda një kohe të shkurtër ku investohet me standardet më të larta. Për herë të parë aplikojmë sistemin kapot, shoqëruar me një sistem ngrohje qëndrore në mënyrë që nxënësit të mësojnë në kushte normale, pavarësisht të ftohtit në këtë zonë. Punimet po ecin mirë dhe dita e mësuesve do të na gjejë me punime të përfunduara me qëllim që të mos pengohet procesi mësimor. Dua të garantoj kryetarin që në mandatin e dytë të Bashkisë Librazhd të kemi edhe dy projekte të tjera këtë vit, që janë shkolla e mesme e Librazhdit e cila do të ketë të njëjtin standard, po ashtu edhe një tjetër investim në shkollën e mesme në Librazhd Qendër. 

Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar

Kryetari i Bashkisë, Gurra vuri në dukje domosdoshmërinë e këtij investimi, duke shtuar se disa shkolla të tjera kanë gjithashtu nevojë për ndërhyrje.

Kjo është një nga shkollat në proces rikonstruksioni gjatë këtij viti. Rikonstruksioni është total, përfshin sistemin e ngrohjes, të gjitha ambientet e jashtme, dyer dritare etj. Ky është një lajm i mirë për të gjithë banorët e kësaj zone pasi bëhet fjalë për 200 nxënës që marrin çdo ditë dije në këtë shkollë. Jam shpresëplotë se gjatë këtij viti, disa shkolla të tjera, si ajo e Polisit, Dorëzit, apo e qytetit do të kenë mundësinë të përfshihen në programet e Qeverisë Shqiptare për investimet në arsim.

Kastriot Gurrra, Kreu i Bashkisë së Librazhdit

Në Shkollën e Mesme e Bashkuar në Zgosht të Librazhdit mësojnë nxënës nga disa fshatra të kësaj zone, ndërsa krijimi i kushteve normale për zhvillimin e procesit mësimor është një nga objektivat kryesore të Qeverisë Shqiptare.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)