Shkolla 9-vjeçare "Vilson Blloshmi" në Librazhd është transformuar plotësisht dhe do të hapë dyert për 450 nxënës në vitin e ri shkollor.

Godina e rikonstruktuar, e realizuar përmes investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Librazhd, tashmë ofron ambiente moderne, palestër të re dhe terrene sportive, sipas standardeve bashkëkohore.

“Një tjetër shkollë e re, me të gjitha kushtet dhe sipas standardeve bashkëkohore, për 450 nxënës të Librazhdit. Falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Librazhd, shkolla “Vilson Blloshmi” është transformuar plotësisht për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor. Me ambiente moderne, palestër të re dhe terrene sportive, nxënësit dhe mësuesit kanë tashmë kushte bashkëkohore për mësim, sport dhe aktivitetet”, shkruan Rama.