Rikthehen Backstreet Boys

Rikthehen Backstreet Boys
Grupi i mirënjohur Backstreet Boys, duket së është bashkuar përsëri. Të formuar rreth 20 vjet më parë, grupi amerikan ka qenë një ndër grupet që ka korrur më shumë sukses.

Sot pas 6 vitesh ata kanë kënduar në New York Central Park ku duket se kanë nisur karrierën e tyre aty ku e kishin lenë, pasi janë mirëpritur nga publiku.

Nick Carter, Brian Littrell, Howie Dorough, A.J. McLean, Kevin Richardson, kanë performuar këngët më të njohura të tyre, të cilat nuk mund të harrohen kollaj.

Djemtë e grupit janë duke punuar gjithashtu edhe për albumin e tyre të ri, që pritet të dal për përvjetorin e 20- të të tyre.

BSB kanë shitur rreth 130 milionkopje albumi në gjithë botën. Ata janë formuar në vitin 1993.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar