Rikthehen legjendat e Rock-ut
shqiptar, Tirana 3 ditë në "flakë" 

Rikthehen legjendat e Rock-ut<br />shqiptar, Tirana 3 ditë në "flakë" 
TIRANE - “Ringjallja” e rockut tek ne, vëmendja drejt vlerave muzikore dhe krijimi i një tradite muzikore siç është festivali i Rockstock Music, do të na serviren si ushqim për zemrën për tri netë me radhë. I konceptuar si një projekt ndryshe që në nisje dhe që synon traditën, pas suksesit të edicionit të parë, starton për të dytin vit radhazi më datë 24-25-26 shtator, edhe edicioni i dytë i Rockstock Music Festival. Me iniciativën e organizatorëve, Elton Deda dhe Erjon Zaloshnja, ky Festival rrok e guxon të shpërndajë mesazhe të forta, por që thelbi i kësaj ngjarjeje artistike mbetet MIQËSIA (Dita e Miqësisë), pasi Rockstock Festival sipas tyre nuk është një event vetëm për muzikantët që do të performojnë në skenë, por edhe për publikun që do ta ndjekë.

Rikthimi i legjendave rock
Për tre net me radhë artdashësit e muzikës rock do të argëtohen me muzikë të bukur, por edhe do të krijojnë miqësi të reja me të pranishmit, të cilat mund të vazhdojnë edhe më tej. Sipas organizatorëve të Festivalit, të cilët ndërkohë janë duke punuar fort për të sjellë ngjarjen e radhës muzikore, deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar shumë prej emrave të mirënjohur të muzikës rock e jo vetëm. Përmendim këtu pjesëmarrjen e bandës “Asgjë Sikur Dielli”, “Offchestra”, “Tre Musketieret”, “Gipsy Grooves”, Renis Gjoka Band, Shpat Deda, Centaur (Reunion), Rockstock Band, Eneda Tarifa, Kamela Islamaj, Elton Deda, Altin Goci Band, një bandë rock-u e ardhur posaçërisht nga Kroacia dhe Serbia, Jericho, Elita 5, The Curlies, Duck Lord, etj..

Dokumentari
Një tjetër risi e këtij edicioni është edhe premiera e filmit dokumentar, “Antologjia e Muzikës Rock në Shqipëri”, i cili vjen i punuar me mjeshtëri nga Leandër Ljarja, me iniciativën e artistëve Elton Deda dhe Erjon Zaloshnja. “Antologjia e Muzikës Rock në Shqipëri” është një përmbledhje e historikut dhe evolucionit të muzikës Rock në të gjitha trevat shqiptare, duke filluar nga vitet ‘70 deri në ditët e sotme. Premiera e filmit dokumentar do të jepet në orën 19:30, në Kinema Imperial, Sheshi “Italia”, Hotel Sheraton 

*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com 

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari