Rikthehen masat e nxehta ajrore nga Afrika, temperatura deri në 37 gradë Celcius! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Rikthehen masat e nxehta ajrore nga Afrika, temperatura deri në 37 gradë Celcius! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Foto ilustruese

TIRANË- Masat ajrore nga veriu i Afrikës do të ri-aktivizohen sërish, duke diktuar kushtet e motit në vendin tonë. Sipas MeteoAlb, për pasojë paraditja do të vijojë në ndikimin e kthjellimeve, por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor edhe pse mundësia për reshje është shumë e ulët.

Parashikohet që mbrëmja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat malore, ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 17°C në zonat malore deri në 37°C në zonat e ulëta. Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë