Rikthehen pallatet me ngjyra
në Tiranë, artistët propozojnë

Rikthehen pallatet me ngjyra<br />në Tiranë, artistët propozojnë
TIRANE- Fasadat e pallateve në Tiranë do të lyhen sipas projektit që nisi ish-kryebashkiaku Edi Rama në vitet 2003-2004. Bashkia e Tiranës ka vendosur të rikthejë projektin për lyerjen e pallateve, ku parashikohet të riparohen fasadat ekzistuese. 

Gjatë inspektimit të ndërhyrjes që po bëhet në fasadat e pallateve në Zogun e Zi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se bashkia i rikthehet projektit të fasadave për të freskuar pamjen ekzistuese të pallateve dhe për t’u siguruar që qyteti ka ngjyrat për të cilat u bë shumë i njohur në vitet 2004. 

Projekti do të jetë me dy faza, ku do të ftohen edhe artistët të propozojnë idetë e tyre për lyerjen e fasadave.

“Projekti do të kalojë në një fazë të dytë, ku do të ftojmë artistë lokalë të cilët do të konkurrojnë në projektet e Bashkisë për të propozuar fasadat e reja dhe për t’u siguruar që projekti i fasadave, nga rrugët kryesore shkon në të gjitha lagjet e Tiranës”, - tha Veliaj.

Ky projekt nuk do të përfshijë vetëm fasadat në rrughët kryesore por të gjitha lagjet në Tiranë. Gjatë ndërhyrjeve që do t’i bëhet fasadave të pallateve do të preken edhe bizneset në katet e para të ndërtesave që do të unifikohen me mënyrën e vendosjes së tabelave të reklamimit.

“Në këtë ndërhyrje të radhës do të kërkojmë të kemi një unifikim të mënyrës të vendosjes së tabelave në të gjitha sipërmarrjet në katet e para të ndërtesave për të krijuar idenë e një qyteti të rregullt, sistematik dhe që respekton normat estetike. Duam sërish që ngjyrat dhe fasadat e Tiranës të jenë kartolinë e qytetit”, - theksoi Veliaj.

Prej katër vitesh në fasadat e pallateve në Tiranë nuk ishte ndërhyrë. Lyerja e godinave u bllokua gjatë mandatit të ish-kryebashkiakut Lulzim Basha, ku nuk ishte investuar në asnjë godinë, që sipas bashkisë ka sjellë dhe prishjen e estetikës së Tiranës.
 

veliaj

Lyerja e pallateve
Pasi mori detyrën e Kryetarit të Bashkisë, në vitet 2003-2004 Edi Rama, ndërmori një projekt për lyerjen e pallateve. Në atë kohë kjo nismë u kundërshtua, por shumë shpejt pallatet ngjyra-ngjyra bënë që mediat e huaja të kryenin një sërë reportazhesh për mënyrën se si po ndryshonte Tirana.

veliaj

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë