Rikthehen rastet e të prekurve me Covid në Fier, 20 pacientë në 2 ditë! Mjekja: Fëmijët më të rrezikuar nga viroza

Fier janë rikthyer rastet e të prekurve me Covid 19 ku në dy ditët e fundit janë regjistruar 20 raste pozitive në Patos dhe Roskovec. Pediatrit tregojnë edhe për fëmijë me Covid, dhe kjo lidhet dhe më shtimin e numrit të emigrantëve gjatë sezonit veror.

Sezoni veror i gushtit ka rikthyer rastet e të prekurve me Covid 19 në Patos dhe Roskovec të Fierit. Gjatë dy ditëve të fundit janë zbuluar 20 raste të prekur me varientet e virusit Sars Cov2.

Për drejtuesin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Fier, Arbër Arapi, shkaku kryesor i shtimit të rasteve me varientet e virusit Covid është edhe fluksi i ardhjes së emigrantëve.

“Kemi një shtim të numrit të rasteve me Covid, nga testet e kryera në të gjitha qendrat shëndetësore. Aktualisht janë 20 raste pozitive në qytetin e Fierit 15 raste, në ate të Patosit; 4 raste dhe në të Roskovecit vetëm 1 rast. Ky shtim i rasteve ka lidhje dhe me fluksin e ardhjes së emigrantëve dhe nga kontaktet që mund të kenë mund ta sjellin në Shqipëri. Ka ditë që mund të kalojnë mbi 20 testime që kryhen në ditë.  Por të gjitha Qendrat Shëndetësore janë të pajisura  dhe jemi në gadishmëri për të gjithë rastet që mund të jenë të dyshuara për Covid” tha Drejtuesi e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Fier, Arbër Arapi.

Për shkak të virozave të stinës sipas mjekes pediatre, Anila Muka, një numër i lartë vizitash dhe shtrime në spital është shënuar dhe tek fëmijët ku nuk kanë munguar edhe rastet e të prekurve me Covid 19.

“Si çdo vit në këtë periudhë kemi një shtim të rastit të fëmijëve sidomos me gastrointerite. Nga viti i kaluar kemi një fluks pak më të vogël në krahasim me vjet. Rastet janë zakonisht me gatrointerite (me bark dhe të vjella, me temoeraturë ose pickime nga insektet ose alergji të ndryshme që shkaktohen nga ambienti. Plus kemi dhe raste me Covid që i kemi identifikuar por deri më tani nuk kemi patur raste të vështira pasi kanë qenë raste të menaxhueshme që kanë ecur shumë mirë”, tha Anila Muka, mjeke pediatre.

Temperatura e lartë si dhe çrregullime të aparatit të tretjes janë disa nga simptomat që shfaqin fëmijët që paraqiten në spital, si pasojë e virozave të stinës ku numri i vizitave shkon në mbi 80.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë