Rikthehen reshjet e dëborës, akset rrugore ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve

Rikthehet reshjet e dëborës në një pjesë të mirë të territorit. Korça, Kukësi, Dibra dhe zonat e thella të Shkodrës, Elbasanit, Librazhdit dhe Gjirokastrës, janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën pushtetin e dëborës. Sipas emergjencave civile në Elbasan të gjitha akset nacionale janë të hapura dhe në ato që hasin vështirësi përdoren zinxhirë, përfshirë aksin te kthesa e Lunikut. 

Dëbora ka përfshirë edhe pikën turistike të Gjinarit, në kilometrin e parë janë krijuar fillimisht probleme në qarkullim, por firma kontraktore ka vepruar menjëherë dhe e ka kthyer situatën në normalitet. Intensive kanë qenë reshjet e dëborës në Qarkun e Korçës. Vështirësi ka në qarkullim në fshatrat e komunës Dardhas, Lekas, zonën e Mokrës dhe Arrëz në Devoll.  

Në zonat e thella të Qarkut të Dibrës, gjatë natës së mbremshme janë raportuar se ka rënë rreth 30 cm borë. Disa fshatra të thella në këtë Qark janë të bllokuara. Reshjet e dëborës vijojnë të bien edhe në këto momente. Po kështu dhe disa fshatra të njësisë administrative Lurë raportohen të jenë të bllokuara si Kalaja e Dodës, Selishta, Sllova, si dhe fshatrat e njësisë Zall-Dardhë. 

Në Kukës reshjet e dëborës kanë prekur zonat mbi 900 m mbi nivelin e detit si në Shishtavec, tuneli i Kalimashit, Qafë Shllak, Valbonë, Lekbibaj dhe Cahan. Deri në këto momente reshjet e dëborës nuk kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Situata me rrugët sipas ARRSH

Në gjithë kontraktorët kanë qenë dhe janë në gatishmëri, sepse sipas parashikimit të situatës meteorologjike sot priten reshje në të gjithë vendin. 

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: 
Në Qarkun e Korçës, rreth orës 4 të mëngjesit kanë filluar reshje bore me intensitet. Trashësia e borës shkon 5-15 cm. Po punohet pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për pastrimin e akseve.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Vetëm në pjesën fundore të rrugës Erind-Çajup, rreth 5 km, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në Qarkun e Korçës qarkullohet me zinxhir në:
K/Boboshticë-Dardhë
Voskop-Voskopojë
Qafë Qarri-Ersekë, zona e Qafës së Qarrit

Në Rajonin Qendror Tiranë: 
Ka reshje shiu në të gjithë Rajonin. Në lartësi ka pasur reshje bore, si në Sarisalltik, Qafë Priskë, Gjinar, Steblevë. 
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në pjesën fundore të rrugës Krujë-Sarisalltik.

Në Rajonin Verior Shkodër: 
Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë rajonin dhe në lartësi ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në rrugët: 
Qafë Dragalicë-Klenjë-Steblevë, 15-17 km.
Kryqëzim Domaj-Draj Reç
Trebisht-Doganë

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë orëve te para te mëngjesit dhe gjatë natës për shkak të lagështisë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë