Rikthehen reshjet e shiut në vend, erë e fortë në Kukës, Elbasan! Në Vlorë, lundrimet e mjeteve të vogla të pezulluara

Pas diteve me mot të ngrohtë pranveror, në Kukës rikthehen reshjet intesive të shiut shoqëruara me erë të fortë. Si pasojë e reshjeve në qytetin e Kukësit u rëndua trafiku në rrugët kryesore ndërsa në rrugët e brendshme këmbësorët kanë hasur vështirësi në lëvizje për shkak të mbulimit me uje dhe punimeve që po bëhen në rikualifikim urban të tre lagjeve të qytetit.

Problematika ka edhe në rrugët e brendeshme në lagjet periferike të qytetit ku në disa segmente ka prezencë të ujit për shkak edhe të amortizimit të rrugëve. Reshjet e nisura deri me tani nuk kanë sjellur problematikë por nëse intesiteti i tyre vazhdon me ritme të larta do të sjellë rrëshqitje të dherave dhe gurëve në rrugët nacionale dhe bashkiake.

Kompanitë e mirëmbajtjes janë terren për mirëmbajtjen e tyre, reshjet e shiut do sjellin edhe rritje të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës që aktualisht është në  293 metër mbi nivelin e detit dhe i duhet edhe tre metra për të arritur kuotën maksimale 296 m.

Ndërkohë në qytetin e Vlorës, lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit ka mbetur i pezulluar. Nga kapiteneria e portit Vlorë konfirmohet pezullimi i lundrimit deri ditën e martë. Ndërkohë përsa i përket tragetit Vlorë-Brindisi pritet që itenerari të kryhet normalisht në orët e mbrëmjes. Tragetia pritet të niset nga Vlora sipas orarit në mbrëmje edhe për shkak sa gjate pasdites pritet një përmirësim i lehtë i kushteve meteorologjike.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Reshjet e shiut, përmbytje në Shkodër! Bashkia kërkon shpalljen e gjendjes së së fatkeqësisë natyrore për zonën e Dajçit

 

Pas disa ditëve me mot të qëndrueshëm, janë rikthyer reshjet e shiut në vend. Zona e Dajçit është ndër më të dëmtuarat nga përmbytjet.

Janë më shumë se 1500 hektar tokë nën ujë, kryesisht bujqësore. Kritike e konsideron administratori i Dajçit Gjovalin Darragjati situatën ndërsa i bën apel ministrive të linjave ndihme reale në koncentrat pasi deri më tani është bërë shumë pak në këtë drejtim.

Banorët thonë se përmbytja ka ardhur nga hapja e portave të Hec-eve dhe jo nga reshjet. Zona e nënShkodrës është e rrezikuar ndërsa kjo javë shihet si mjaft problematike për shkak të vijimit të reshjeve.

Bashkia Shkodër njofton se aktualisht janë përmbytur 3655 hektarë tokë bujqësore dhe e pakultivuar.

Bashkia kërkon nga qeveria shpalljen e emergjencës për zonën e Dajçit dhe të njësisë administrative Ana e Malit.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite