Nga Shkodra në Lezhë, qytetet veriore pritet të ‘pushtohen’ nga uji, vetëm pak javë pas përmbytjeve masive, që kaloi vendi, ku ankthi më i madh u përjetua nga qytetarët e jugut.
Sipas Instituteve Meteorologjike në Evropë, reshjet e dendura të shiut do të përshkojnë pjesën veriore, ndërsa do të zbresin deri në Peqin, duke përfshirë edhe kryeqytetin. Për sa i përket zonave jugore, parashikohet që të mos preken nga reshjet e shiut, duke shpëtuar nga përmbytjet.
d.c./shqiptarja.com